Trashëgimia kulturore, shtyllë qendrore e zhvillimit të qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Prizren

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të vlerësoj trashëgiminë kulturore dhe të shfrytëzojë potencialin e saj për zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prizrenit. Objektivat specifike të projektit përfshijnë: a) Mobilizimin e komunitetit të trashëgimisë kulturore dhe të angazhoj ata në mënyrë efektive në mbrojtjen dhe promovimin e saj, b) Të lehtësojë dialogun në mes të shoqërisë civile (dhe komunitetit në përgjithësi) dhe qeverisë lokale në shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për qëllime zhvillimore, c) Të promovojë qasje të integruar të ruajtjes së trashëgimisë kulturore si një metodologji efektive për zhvillimin lokal, d) Të nxisë ndjenjën e pronësisë dhe përgjegjësisë përmes veprimeve lokale të trashëgimisë kulturore, e) Të ngrit ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore, dhe f) Të dokumentojë vlerat e trashëgimisë kulturore të rajonit, si një mjet më të mirë të prezantimit dhe promovimit të këtij potenciali.

Aktivitetet
Aktivitetet përmes të cilave EC Ma Ndryshe e zbaton këtë projekt janë:

- Përgatitja, asistimi dhe pjesëmarrja në takimet e Grupeve Punuese Ndër-Komunale dhe Rajonale,
- Mobilizimi i komunitetit të trashëgimisë kulturore, si dhe komunitetit në përgjithësi nëpërmjet vullnetarëve,
- Grumbullimi, analizimi dhe klasifikimi i të dhënave për zhvillimin e një Plani Rajonal të Trashëgimisë Kulturore si the Planit komunal të veprimit në përputhje me planin rajonal,
- Identifikimi i tri veprimeve të mundshme lokale që do të dorzohen në vitin 2014 me synim të promovimit të trashëgimisë kulturore
- Krijimi i Kalendarit të Trashëgimisë Kulturore 2014 për rajonin e Prizrenit,
- Asistimi në konkursin për logo të identitetit vizual të ofertës kulturore dhe trashëgimisë kulturore të rajonit,
- Organizimi i vizitave në terren për nxënës dhe grupet e komunitetit, për t'i familjarizuar ata me vlerat dhe potencialin e trashëgimisë kulturore
- Ofrimi i mbështetjes logjistike për studentët gjatë aktiviteteve adaptuese në terren,
- Organizimi i ekspozitave në shkolla në mënyrë që të rinjtë të angazhohen aktivisht në promovimin e trashëgimisë kulturore,
- Asistimi në fushatën e grumbullimit të storieve.

Të arriturat
Deri tani, në kuadër të projektit janë realizuar: futja e të dhënave të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në platformën online (inventari prej 36 monumenteve në total) për rajonin e Prizrenit, të dhënave të trashëgimisë natyrore (6 sosh), trashëgimisë së paprekshme, databaza me 870 pyetësor të dizajnuar për të zbuluar potencialin e trashegimisë dhe pasuritë turistike të rajonit të Prizrenit, 8 vizita me shkollat fillore dhe 6 vizita me publikun e gjere (grupet e magjinalizuara) . Ky projekt përkrahet nga Këshilli i Evropës, zyra në Kosovë.