Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Për ne

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC)

Organizata Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN)/ Kosovo Center for International Cooperation (KCIC) është themeluar në vitin 2001 kurse është regjistruar më 8 janar të vitit 2002 me numrin 51011813. Në fillim, misioni i organizatës ka qenë që të krijojë paqe të qëndrueshme në Kosovë duke ndërlidhur të rinjtë e të gjitha komuniteteve të Kosovës në realizimin e projekteve të përbashkëta dhe në këtë mënyrë të tejkalojnë barrierat e krijuara nga e kaluara.

Nga vitin 2004, organizata ka transformuar misionin e saj. Kështu nga kjo periudhë, misioni i organizatës është të ngritë aktivizmin qytetar, forcojë ndjenjën e komunitetit dhe të promovojë qeverisje të përgjegjshme sikur edhe të mbështesë dhe zhvillojë iniciativat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin e resurseve humane në Kosovë e në veçanti të rinisë Kosovare.

Në këtë mënyrë, caku kyç i projekteve të organizatës është rinia e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia nacionale, fetare, racore, etj. Në këtë mënyrë, organizata ka përcaktuar edhe programet e saj përmes së cilave synon të arrijë misionin:

-    Demokratizimi i shoqërisë duke monitoruar/ avokuar institucionet qeverisëse,
-    Edukimi jo formal i qytetarëve e në veçanti edukimi i të rinjve në fushën e krijimit të vendeve të reja të punës,
-    Fuqizimi i Shoqërisë Civile dhe Rrjetëzimi me organizata të ngjashme me qëllim të realizimit të projekteve që tangojnë misionin e organizatës,
-    Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërkombëtar.

Deri më tani organizata ka realizuar një numër të madhe të projekteve (mbi 40), si lidere e tyre por edhe si partnere e organizatave të tjera nga Kosova dhe organizatave ndërkombëtare dhe këto projekte, pothuajse në tërësi, janë financuar nga organizatat/ donatorët ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë dhe jashtë Kosove. Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN)/ Kosovo Center for International Cooperation (KCIC) vazhdon të jetë aktive duke realizuar projekte vetanake apo si partner i organizatave të tjera.

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"