Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës

Kuvendi Komunal i Gjilanit, të mërkurën më 19 mars, ka zhvilluar punimet në seancën e radhës, ku është diskutuar dhe ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara të vitit fiskal 2012 dhe 2013, në vitin fiskal 2014, pastaj planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2014, vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, vendimin për themelimin e Komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, vendimin për themelimin e Komisionit për vlerësimin e ankesave. Po ashtu është miratuar rregullorja për taksa, ngarkesa e gjoba komunale, me disa vërejtje të këshilltarëve komunalë.

Në këtë seancë është shqyrtuar Raportin financiar për vitin 2013, ka miratuar disa rekomandime të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe ka plotësuar përbërjen e tij me dy anëtarë të rinj. Kuvendi Komunal ka miratuar edhe vendimin për anulimin e vendimit 01. nr. 119106 dhe 119115 të datës 16.10.2012 që ka të bëjë me Komisionin komunal të aksionarëve në “Kosovatrans” dhe “Ecohigjiena”.

Sa i përket diskutimit për kompensimin e Komisionit të përhershëm statutar dhe akte tjera normative, Kuvendi Komunal vendosi që ky kompensim të jetë një paushall prej 150 euro për punën që do të bëjë në ndryshimin dhe plotësimin e statutit, në vend të propozimit fillestar për një pagesë prej 70 euro për çdo takim, por me kusht që të mos jenë më shumë se tre brenda një muaji.

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"