Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Diskutohet me publikun për projekt-rregullorën e taksave komunale

Projekt-rregullorja për taksa komunale, i është nënshtruar të enjten dëgjimit të parë publik, ku qytetar dhe përfaqësues të tjerë kanë kërkuar ulje të tatimit në pronë, qira më të vogla për objektet komunale, heqje të taksës për ndërmarrjet e kontrollimit teknik, ulje të taksës për operatorët kabllorë si dhe harmonizim të taksave tjera me kushtet ekonomike të qytetarëve, për t`i bërë ato sa më të përballueshme.

Përfaqësuesi i kompanisë “Kujtesa”, Armend Ukshini, ka thënë se çmimi prej një euro për çdo metër kabëll të shtrirë, është shumë i lartë dhe kërkoi të rishikohet kjo taksë. Skënder Kçiku, tha se qiraja e propozuar për objektet komunale që i shfrytëzojnë zejtarët, është i madh.

Mejdi Zymberi kërkoi të hiqet taksa edhe për ndërmarrjet e kontrollimit teknik, sikurse që është bërë për bizneset tjera, sikurse kërkoi një taksë më të arsyeshme kadastrale sa i përket matjes së tokës ndërtimore, që tani është 0.50 euro për metër. Taksa për këtë shërbim duhet të jetë e krahasueshme me koston e shërbimit që bëhet, ka thënë ai.

Riad Rashiti u shpreh se komuna në të kaluarën ka bërë lehtësira taksash për çdo vit, por duke mos dëmtuar buxhetin e Komunës. Edhe ai ishte dakord që taksa për kontrollime teknike të automjeteve të hiqet krejtësisht.

Sipas Sali Kçikut, drejtor i Zhvillimit Ekonomik, te bizneset e mëdha është bërë një specifikim i obligimit sipas madhësisë, që në total nënkupton ulje të taksës.

Taksat duhet të ekzistojnë patjetër, sepse shteti mbahet prej tyre, kështu ka deklaruar Shaban Terziu nga shoqëria civile.

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit i kanë inkurajuar qytetarët që edhe me tutje të vazhdojnë të paraqesin rekomandimet dhe vërejtjet e tyre për këtë projekt dokument, në mënyrë që para Kuvendit Komunal të shkojë një rregullore sa më e pranueshme për të gjithë.

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"