Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Informohu dhe aktivizohu!

Duke synuar që të rinjtë të jenë më aktiv në shoqëri dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes lokale në Gjilan, KCIC në kuadër të aktiviteteve të saja për projektin “Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale”, do të nis fazën e dytë të takimeve informuese me të rijnë, student dhe të tjerë të interesuar për të mësuar më shumë rreth mundësive të qasje me të lehtë në komunë, siç janë platformat inovative të mediave sociale.

Po ashtu, ftojmë të gjithë të rinjtë të cilët janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth kësaj mundësie innovative të vizitojnë faqen tonë: http://online-transparency.org/rpms/?page=1%2C1&c=2, ose na vizitoni në zyrat tona të KCIC. Informatat i gjeni në: http://ngo-kcic.org/kontakti

Ne besojmë që duke qenë të rinjtë e informuar rreth të drejtave të tyre qytetare dhe formave të adresimit të shqetësimeve të tyre në institucionet relevante, sigurojmë një klimë më të favorshme të edukimit cilësor në Komunë e Gjilanit, të cilën e duam fort.

Presim me kënaqësi te takohemi me ju,
Stafi i KCIC,

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"