Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Prezantohet analiza “Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?”

Të hënën më 31 mars është bërë prezantimi i analizës “Rinia dheTransparenca: Përparim apo stagnim?”. Ky raport ka shqyrtuartransparencën e komunës së Gjilanit në raport me të rinjtë. Analizarrjedh nga hulumtimi i dytë i realizuar me këtë kategori të shoqërisë,në kuadër të projektit “Pjesëmarrja përmes medieve sociale”, që ështëzbatuar përgjatë dymbëdhjetë muajve të kaluar në Komunën e Gjilanit. 

Të gjeturat e raportit kanë dalë nga anketimet e zhvilluara me të rinjtëe shkollave të mesme dhe universiteteve të Gjilanit. Në këtë anketimkanë marrë pjesë 200 të rinj, që i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje mefunksionimin e pushtetit lokal, transparencën dhe përfshirjen epublikut dhe të rinjve në vendimmarrjen komunale, si dhe njohuritë etyre mbi mekanizmat që janë ndërtuar nga projekti për rritjen epjesëmarrjes në vendimmarrje përmes medieve sociale.

Gjatë këtij debati u diskutua për krahasimet nga analiza e parë ezhvilluar nëntë muaj më parë ku të pranishmit patën mundësi të shohinpërparimet apo stagnimet e bëra. I pranishëm në këtë debat ishtedrejtori për Kulturë Rini dhe Sport, z. Bujar Haziri është shprehur semegjithëse ka vrejtur përparim në disa aspekte, ai megjithatë nuk ështëmjaft i kënaqur me rezultatet që kanë dalë nga ky raport. Por, ai i kaftuar të rinjtë dhe qytetarët që pa hezitim të bashkëpunojnë duke ishoshitur idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që të ndërtohet një klimëme e mirë, ku të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha për të zhvilluaraktivitete rinore.

Ndërsa, të pranishmit e tjerë nga ky debat kërkuan që institucionetKomunale të jenë më transparente dhe më të hapura për të komunikuar meqytetarë.

Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"