Forumi Transparenca sot organizoi debatin e tetë të ciklit Ballafaqim, me temën Rrënimet si dëshmi e (pa)fuqisë

Forumi Transparenca sot organizoi debatin e tetë të ciklit Ballafaqim, me temën Rrënimet si dëshmi e (pa)fuqisë. Për tu ballafaquar me anëtarët e Forumit, pjesëmarrës në debat ishin: Z. Nijazi Kryeziun, Drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Z. Bedri Bytyqin, Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit. Debati pati përballje mes panlesitëve, anëtarëve të Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë politike në Prizren.
Debati i sotëm trajtoi çështjen e rrënimeve që komuna e Prizrenit i ka ndërmarrë kohëve të fundit të cilat kanë ngritur një numër dilemash në mesin e qytetarëve. Një nga shqetësimet më të mëdha është qasja selektive e komunës ndaj parregullsive urbane në qytet, duke treguar vendosmëri për zbatimin e ligjit në rastet që konsiderohen të lehta.