SHOQËRIA CIVILE DHE DEMOKRACIA LOKALE Fyti i tharë dhe Veshi i shurdhër

EC Ma Ndryshe sot në Prizren organizoi konferencën Shoqëria civile dhe demokracia lokale: Fyti i tharë dhe veshi i shurdhër. Konferenca u mbajt në kuadër të projektit Transparenca Online e komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës, ndërsa punimet u zhvilluan në dy panele: Roli i OJQ-ve monitoruese në demokracinë lokale në Kosovë dhe Gatishmëria e komunave për të reflektuar mbi rekomandimet e OJQ-ve. Panelistë të konferencës ishin aktivistë të shoqërisë civile nga shumë komuna të Kosovës, si dhe zyrtarë të qeverisë qendrore dhe lokale.