Lajmet
Komuna e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtimet e larta
29.05.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë javëve të kaluara ka shqyrtuar çështjen e tejkalimeve në ndërtimet e larta. Hulumtimi i EC Ma Ndryshe ka nxjerrë në pah faktin se qeveria komunale respektivisht Drejtoria e Inspektorateve është e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtesat e reja të banimit kolektiv. Rrjedhimisht tejkalimet drastike të lejeve urbanistike në ndërtimet e larta janë bërë dukuri kronike në qytetin e Prizrenit.më shumë
Ekzekutivi i Mamushës pajtohet për blerjen e një aparati të Ultrazërit
16.05.2013EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Mamushës" ka marrë pjesë në mbledhjen e kryetarit të komunës, Arif Butuc me drejtorët komunal, ku janë miratuar një varg konkluzionesh. Për shkak se këto vendime kanë të bëjnë me interesin publik, EC Ma Ndryshe për hir të rritjes së transparencës së ekzekutivit lokal, tani e tutje do ti publikoj vendimet e marra nga qeveria komunale e Mamushës.më shumë
Memorandum mes EC-it dhe Komunës së Mamushës
13.05.2013Më 13 maj, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mamushës, EC Ma Ndryshe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës, Arif Butuc, për monitorimin e ekzekutivit lokal në kuadër të projektit Transparenca online e komunës së Mamushës. më shumë

Degradimi urban dhe Natyror
03.05.2013EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit Transparenca online e komunës së Prizrenit, të enjten ka organizuar tryezën e diskutimit Degradimi natyror dhe ai urbanistik. më shumë
Qeveria komunale mbështet integrimin e komunitetit RAE
05.04.2013EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.më shumë