Lajmet

SHOQËRIA CIVILE DHE DEMOKRACIA LOKALE Fyti i tharë dhe Veshi i shurdhër
06.03.2014EC Ma Ndryshe sot në Prizren organizoi konferencën Shoqëria civile dhe demokracia lokale: Fyti i tharë dhe veshi i shurdhër. Konferenca u mbajt në kuadër të projektit Transparenca Online e komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës, ndërsa punimet u zhvilluan në dy panele: Roli i OJQ-ve monitoruese në demokracinë lokale në Kosovë dhe Gatishmëria e komunave për të reflektuar mbi rekomandimet e OJQ-ve.më shumë
Kryetari Butuc propozon emërimin e nënkryetares për komunitete
13.02.2014EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit Transparenca online e Komunës së Prizrenit dhe Mamushës kavazhduar me monitorimin e komunës së Mamushës. Nga ekzekutivi i kësaj komune monitoruesit kanësiguruar propozim-vendimin e kryetarit, Arif Butuc për emërimin e nënkryetares për komunitete.më shumë
Zvarritja e emërimit të drejtorëve porosi e keqe për qytetarët
01.02.2014EC Ma Ndryshe është duke e përcjellë me shqetësim procesin e zvarritjes së emërimit të drejtorëve të komunës së Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga KQZ-ja për kuvende dhe kryetarë të komunave, ekzekutivi i komunës së Prizrenit nuk është konsoliduar ende. Kryetari i komunës së Prizrenit deri më tani nuk ka ofruar arsye kredibile për këtë vonesë, e cila po ndikon në dinamikën e përgjithshme të qeverisjes lokale dhe realizimit të punëve nga ekzekutivi. Kësaj situate i ka paraprirë edhe periudha e fushatës zgjedhore dhe dy raundeve të zgjedhjeve për kryetar komune, që është karakterizuar me dinamikë shumë të ulët të ekzekutimit të punëve nga qeveria lokale.më shumë
Komuna e Prizrenit publikon rezultatet e hulumtimit
30.01.2014Pas publikimit të komunikatës së EC Ma Ndryshe, ku është kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të bëhen publike të dhënat e hulumtimit të kontraktuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren të titulluar Përmirësimi i shërbimeve komunale, përgjegjshmërisë dhe zhvillimi i ekonomisë lokale kanë reaguar zyrtarët komunalë dhe e kanë publikuar atë në ueb faqen zyrtare të Komunës. më shumë

MASHT ri-emërton shkollën e Mamushës
16.01.2014EC Ma Ndryshe është njoftuar të mërkurën nga zyrtarët e MASHT-it, se ministri Ramë Buja ka nënshkruar vendimin për ri-emërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët në Mamushë, nga Haxhi Ymer Lutfiu në SHFMU Anadollu.më shumë