Lajmet
Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren
06.07.2014Më 3 korrik në Prizren, Forumi Transparenca ka mbajtur debatin e tretë të ciklit Ballafaqim me temë Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren, ku folën Ymer Berisha, zyrtar për informim i Komunës dhe Kujtim Gashi, kryesues i Kuvendit të Komunës. Panelistët kishin një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren, ndërsa debati u moderuar nga gazetarja e Radio Kosovës, Valbona Musliu.më shumë

Dhuratë zëdhënësit të komunës
17.06.2014EC Ma Ndryshe i bëri sot dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Z. Ymer Berisha një kopje të shtypur në kolor të publikimit të fundit Udhëzues për Transparencën në Komuna.më shumë
Cikli i dytë i Debatit "Ballafaqim" Trajtimi i ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike në Prizren, 16.06.2014
17.06.2014Forumi Trasparenca sot më 16.06.2014, mbajti Debatin Ballafaqim me temën Trajtimi i ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit si pjesë e ciklit të debateve Ballafaqim.më shumë

Debat i hapur me studentë të UPZ "Ukshin Hoti", 13.06.2014
16.06.2014Forumi Transparenca sot më 13.06.2014 në Universitetin Publik të Prizrenit Ukshin Hoti mbajti debat me studentë me temën Qeverisja Demokratike dhe Pjesëmarrja e Rinisë në Vendimmarrje. Në këtë debat u trajtuan tematikat që lidhen me qeverisjen demokratike dhe pjesmarrjen e të rinjve në vendimmarrje, përfshirjen e të rinjve në hartimin e politikave publike sikurse për qeverisjen transparente ashtu dhe llogaridhënjen.më shumë
Forumi Transparenca sot 14.05.2014, filloi ciklin e debateve Ballafaqim
14.05.2014Forumi Transparenca sot 14.05.2014, filloi ciklin e debateve Ballafaqim . Debati i pari për fokus ka patur arsimin në komunën e Prizrenit. më shumë