Lajmet
Raporti Vjetor i Forumit Transparenca
03.06.2015Raporti i titulluar Një vit bashkë për qeverisje transparente përfshin punën njëvjeçare të Forumit Transparenca, i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarëve të Prizrenit.më shumë
TRYEZE Ekspeditiviteti i gjyqësorit kundruall rasteve të zyrtarëve publik
08.04.2015EC Ma Ndryshe sot mbajti tryezën e diskutimit Ekspeditiviteti i gjyqësorit kundruall rasteve të zyrtarëve publik në kuadër të projektit Transparenca online e komunave të Prizrenit Mamushës dhe Prishtinës me panelistë të ftuar z.Ymer Berisha, ZI Komuna e Prizrenit, z. Arbër Rexhaj, Lëvizja Vetëvendosje, Prizren dhe z. Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv, Instituti Demokratik i Kosovës. më shumë

Debati "Ballafaqim" Parkingjet në qytetin e Prizrenit
27.03.2015Forumi Transparenca sot organizoi debatin e dhjetë të ciklit Ballafaqim me temën Parkingjet në qytetin e Prizrenit, me panelistë të ftuar, z. Hasan Hasani, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, z. Ilir Baldedaj, Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe z. Avdi Kryeziu nga Policia e Kosovës nën moderimin e gazetarës Valbona Musliu, anëtare e Forumit Transparenca.më shumë
Strategjia komunale për informim është hartuar me qasje përjashtuese
19.03.2015Komuna e Prizrenit ka iniciuar hartimin e Strategjisë Komunale për Informim, Komunikim dhe Pjesëmarrje qytetare. Në versionin para-final, të shpërndarë nga Zyra për Informim e Komunës së Prizrenit, në pjesën ku përshkruhet metodologjia në faqen 15 thuhet se strategjia është hartuar me një pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë përfaqësues të organeve komunale relevante, organizatave të shoqërisë civile dhe të medieve.më shumë
Mbahet debati i nëntë i ciklit "Ballafaqim" Punësimet në arsim: Edukim apo Degradim?
13.03.2015Forumi Transparenca sot ka mbajtur debatin e nëntë Ballafaqim me temë- Punësimet në arsim: Edukim apo Degradim?. Diskutimi është zhvilluar rreth gjendjes aktuale në arsimin prizrenas, pasi javëve të fundit është raportuar për një numër rastesh të punësimeve në shkolla ku dyshohet për shkelje të kritereve të konkurseve, pagesë joligjore për të fituar vendin e punës dhe ndikim të figurave të fuqishme të politikës. më shumë