Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Komunikata

Analiza "Rinia dhe Transparenca:Përparim apo stagnim?"19.07.2014Ky raport shqyrton transparencën e komunave të Prizrenit dhe të Gjilanit në raport me të rinjtë. Analiza rrjedh nga hulumtimet e dyta të realizuara ndarazi me këtë kategori të shoqërisë, në këto dy komuna, në kuadër të projektit “Pjesëmarrja përmes medieve sociale”, që është zbatuar përgjatë 15 muajve të kaluar në komunën e Prizrenit dhe gjatë një viti në komunën e Gjilanit.Shkarko
Publikohet analiza "Rinia dhe Transparenca:Përparim apo stagnim?"19.07.2014EC Ma Ndryshe të premten mbrëma në Prizren ka organizuar debatin “Merr pjesë n’iftar për rininë dhe transparencën!”, në kuadër të cilit aktivitet është publikuar analiza e dytë “Rinia dhe Transparenca: Përparim apo stagnim?”, si vazhdim i analizës së parë “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”. Gjatë debatit, është prezantuar edhe dokumentari mbi aktivizmin e të rinjve dhe transparencën e komunës, i titulluar “Sa aktiv, aq transparent?”Në këtë organizim, në cilësinë e panelistëve kanë marrë pjesë Kujtim Gashi, Kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit dhe Leotrim Gërmizaj, Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Prizren. Ndërsa pjesëmarrës në diskutime kanë qenë zyrtarët komunal, përfaqësuesit nga organizata joqeveritare, të rinjtë, studentët e Universiteteve dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit.Shkarko
Komuna e Prizrenit vazhdon devalvimin e parasë publike 15.11.2013Raporti i shpenzimeve të Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financave zbulon se në pjesën e parë tëkëtij viti nga buxheti komunal i Prizrenit janë shpenzuar mbi 113 mijë euro për karburante për vetura, dhe afër 35 mijë euro të tjera për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre.Shpenzimet e telefonisë mobile për periudhën gjashtë mujore janë mbi 21 mijë euro. Ndërsa për drekat zyrtare janë shpenzuar mbi 46 mijë euro, derisa mbi 10 mijë euro kanë kushtuar manifestimet e ndryshme. Për udhëtimet jashtë vendit janë shpenzuar mbi 25 mijë euro të buxhetit komunal, derisa udhëtimi brenda vendit në 6 muaj ka kushtuar mbi 22 mijë euro.Shkarko
Komuna e Prizrenit shkel Ligjin për Qasje në Dokumente Publike 03.10.2013Ankesa e parë është paraqitur nga një mësimdhënës, i cili qysh në gusht të vitit të kaluar i është drejtuar autoriteteve të komunës, duke ngritur shqetësimin për uzurpimin e pronës së një shkolle nga një operator ekonomik. Ndërsa rasti i dytë është identifikuar nga Instituti GAP që me 24 korrik 2013 nga Komuna e Prizrenit ka kërkuar qasje në Kornizën Afatmesme Buxhetore 2014-2016. Shkarko
Publikohet Analiza “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”13.09.2013Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes përmes Mediave Sociale” të përkrahur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), EC Ma Ndryshe të premten në Prizren ka publikuar Analizën e titulluar: “Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”. Analiza shqyrton transparencën e komunave të Prizrenit dhe të Gjilanit në raport me të rinjtë që jetojnë në këto dy qendra urbane. Të premten janë shpalosur të dhënat për komunën e Prizrenit. Shkarko
Qeveria komunale e Prizrenit vit pas viti abuzon me buxhetin lokal 19.08.2013Të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2012 kanë konfirmuar shqetësimet e ngritura nga monitoruesit e EC Ma Ndryshe se qeveria lokale “nuk ofron një performancë gjithaq të mirë” gjatë menaxhimit të buxhetit komunal. Ngjashëm në vitin 2011 Auditori kishte konstatuar se “Komuna nuk ka arrit të ndërtoj një strukturë të mirë të qeverisjes". Raportet e Auditimit të viteve paraprake dëshmojnë se Komuna e Prizrenit në të shumtën e rasteve i ka injoruar rekomandimet e këtij autoriteti shtetëror dhe ka vazhduar me shkelje dhe keqmenaxhim të buxhetit publik. Shkarko
Formohet Komisioni për festat e qershorit 30.07.2013Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrja përmes medieve sociale”, EC Ma Ndryshe ka nisur monitorimin e vendimeve të qeverisë komunale në sektorin e rinisë. Për muajin qershor të këtij viti, janë marrë disa konkluzione nga kryetari i komunës për realizimin e projekteve rinore, kulturore dhe sportive. Nga kryetari i Komunës janë miratuar propozimet e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për formimin e Komisionit teknik për organizimin dhe shënimin e manifestimeve të Qershorit dhe mbështetjen financiare të dy organizimeve. Shkarko
Qendra Sportive, nga viti i ardhshëm të ndaloj vendosjen e lojërave29.07.2013Shqetësimet në lidhje me këtë çështje janë ngritur nga grupet e ndryshme të qytetarëve në kuadër të takimeve që “EC Ma Ndryshe” i ka mbajtur me shtresat e ndryshme të shoqërisë, si pjesë e projektit “Qyteti Gjithpërfshirës – Planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren”. Gratë dhe të moshuarit që jetojnë në lagjet afër Qendrës Sportive janë ankuar se vendosja e lojërave ka prishur qetësinë e banorëve që jetojnë në këtë zonë. Ata kanë bërë të ditur se ndotja akustike vazhdon deri në orët e vona të natës dhe se qytetarët privohen nga përdorimi i hapësirës së gjelbër në këtë qendër.Shkarko
Të ndërpritet praktika e grumbullimit të hollave nga nxënësit 15.07.2013Gjatë muajve të kaluar EC Ma Ndryshe ka pranuar ankesa individuale nga prindërit e nxënësve në lidhje me mjetet që kërkohen nga menaxhmentet e shkollave publike të Prizrenit për pagesën e sigurimit fizik, mirëmbajtjes, rregullimit të sanitarive apo pagesa tjera shtesë. Duke paraqitur shqetësimin për përhapjen e kësaj dukurie, prindërit janë ankuar edhe për mungesë të transparencës në menaxhimin dhe shpenzimin e këtyre mjeteve shtesë. Shkarko
Kryetari i Komunës përkrah disa vendime për rini 10.06.2013Në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrja përmes medieve sociale”, EC Ma Ndryshe ka nisur monitorimin e vendimeve të qeverisë komunale në sektorin e rinisë. Prej muajit janar deri në maj të këtij viti janë marrë disa konkluzione nga kryetari i komunës për realizimin e projekteve rinore, kulturore dhe sportive. Shkarko
Emërtimi i shkollës në Mamushë, peng i (mos)komunikimit institucional03.06.2013Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Mamushës, EC Ma Ndryshe gjatë muajit maj ka shqyrtuar çështjen e ri-emërtimit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët në këtë komunë.Shkarko
Komuna e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtimet e larta29.05.2013Hulumtimi i “EC Ma Ndryshe” ka nxjerrë në pah faktin se qeveria komunale respektivisht Drejtoria e Inspektorateve është e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtesat e reja të banimit kolektiv. Rrjedhimisht tejkalimet drastike të lejeve urbanistike në ndërtimet e larta janë bërë dukuri kronike në qytetin e Prizrenit.Shkarko
Projekti “Pjesëmarrja përmes mediave sociale” pėrkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"