Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Projekti

Pjesëmarrja përmes mediave sociale

Qëllimi i projektit është të inkurajoj të rinjtë e Prizrenit dhe Gjilanit që përmes qasjes inovative dhe edukative t’ia mundësoj kuptimin e të drejtave të tyre qytetare dhe përgjegjësive. Për më tepër projekti synon të ngushtojë hendekun mes pushtetit lokal dhe të rinjëve duke mbështetur të rinjtë përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe në komunitet.
Projekti ka tre objektiva kryesore:


1. Forcimi i komunikimit interaktiv dhe të drejtpërdrejtë midis pushtetit lokal dhe grupeve rinore,
2. Të rrënjosë një kuptim më të mirë nga të rinjtë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare duke zhvilluar dhe futur në përdorim mediat sociale,
3. Të rris interesimin e publikut dhe kuptimin e të drejtave qytetare dhe përgjegjësive.

Si do të bëhet realizimi i objektivave?

Për realizimin e këtyre objektivave do të monitorojmë punën e qeverisë komunale  dhe do të avokojmë për çështjet që janë preokupim i të rinjve.

Gjithashtu do të organizohen takime mes rinisë dhe zyrtarëve komunal.

Ky është një projekt i qytetarisë dhe i dedikohet kryesisht rinisë në komunën e Prizrenit, femrave dhe meshkujve të të gjitha grupeve etnike.

  • Do të krijohet Ueb Portali, i dedikuar për këtë projekt, ku do të shpalosen të gjitha të gjeturat e monitorimit;
  • Brenda ueb portalit do të jetë Platforma Online, si
  • Buxhetimi me pjesëmarrje;
  • Platforma për shprehjen e shqetësimeve dhe
  • Peticioni elektronik.


Projekti do të ketë sms platformën përmes së cilës do të informoheni mbi vendimet dhe takimet publike të Komunës së Prizrenit.

Projekti do të ndihmojë të rinjtë në veçanti dhe qytetarët në përgjithësi në adresimin e shqetësimeve të tyre tek organet vendimmarrëse përmes përdorimit të mediave sociale, që do të thotë se edhe qeveria lokale do të përfitojë, pasi që do të ketë një komunikim interaktiv me qytetarin.

Qindra të rinjë do të jenë të angazhuar në menyrë aktive në projekt përmes aplikimeve online, si dhe përmes anketave.

Me pjesëmarrjen në këtë projekt të rinjtë dhe qytetarët do të përfitojnë në mënyrë të tillë që do të ndihen të fuqizuar dhe do të shërbejnë si agjentë për ndryshime sociale.

 

Projekti “Pjesëmarrja përmes mediave sociale” pėrkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"