Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
QYTETARËT E KOSOVËS KUNDËR DEGRADIMIT TË PRIZRENITDrejtuar: Kryetarit të ardhshëm të komunës së Prizrenit
Krijuar ngaEC Ma NdryshePrizren,
n�nshkruar nga: 101 p�rkrah�s

Ne, qytetarët nënshkrues të këtij peticioni jemi thellësisht të dëshpëruar me degradimin urban që e ka pësuar Prizreni. Ne gjithashtu jemi lodhur me premtimet e pambajtura të të gjitha qeverive lokale për të siguruar rend dhe zhvillim urbanistik të Prizrenit.

Duke ju uruar për mandatin që e keni marrë nga vota e qytetarëve, përmes këtij referendumi të gjerë popullor, ju ftojmë që urbanizmin ta shpallni si prioritetin e prioriteteve gjatë qeverisjes tuaj. Konkretisht, përmes këtij peticioni, nga ju kërkojmë që të:
-Ndaloni të gjitha aktivitetet ndërtuese që nuk janë në pajtim me ligjet, procedurat, rregullat, pëlqimet dhe lejet e ndërtimit,
-Rrënoni të gjitha strukturat e ndërtuara që nuk janë në pajtim me ligjet, procedurat, rregullat, pëlqimet dhe lejet e ndërtimit,
-Inicioni procesin e verifikimit të dëmeve që i janë shkaktuar ambientit jetësor, strukturës urbane dhe trashëgimisë kulturore të qytetit si pasojë e ndërtimeve të pakontrolluara dhe kundërligjore,
-Të shpallni vitin 2014, vit të luftës kundër praktikave degraduese dhe kundërligjore në urbanizmin e qytetit,
-Respektoni me përpikmëri të gjitha ligjet qendrore të Kosovës, me theks të veçantë ato që mbrojnë trashëgiminë kulturore,
-Respektoni dhe zbatoni me përpikmëri Planin e Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prizrenit në vitin 2008,
-Themeloni një grup të veçantë punues pranë kabinetit tuaj, i cili do të mandatohej për të hartuar Planin e Veprimit për Rend Urbanistik në Prizren,
-Krijoni mekanizma konkret të bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e komunitetit për tejkalimin e gjendjes së rëndë urbanistike në Prizren,
-Vendosni bashkëpunim serioz me të gjitha institucionet shtetërore në parandalimin e degradimit urban të qytetit (IMMK, MKRS, MMPH, prokuroria, gjykatat, policia, etj.),
-Kushtoni kujdes të veçantë Qendrës Historike të Prizrenit, duke e trajtuar atë si zonë me interes të veçantë për kulturën, historinë, identitetin dhe zhvillimin e qytetit.

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"