Ne përfaqësuesit e shkollës së mesme Ekonomike Marlin Barleti, në bashkëpunim me kryetarët e klasave të 12ta dhe 13ta, duke iu referuar ligjit për arsimin para universitar neni 17 paragrafi 2.4, ku thuhet se përfaqësuesi I këshillit të nxënësve I zgjedhur nga nxënësit e ka të drejtën e pjesëmarrjes në këshillin drejtues t! ë shkollës me të drejtë vote.
Në hapjen e ofertave më datën 21 mars 2014, kanë qenë pjesëmarrës në takim drejtori I shkollës Xhevat Kastrati, kryetari I këshillit të prindërve, zyrtari I DKAsë, Halim Vranovci, 5 profesor, përfaqësuesja e nxënësve në këshillin drejtues jo e deleguar nga nxënësit Haxhie Kastrati, dhe kryetarja e këshillit të nxënësve Manushaqe Latifi të cilës iu ka mohu e drejta e votës.
Ofertuesit kanë qenë Foto Dea, Foto Gazi dhe Foto Profi. I fundit është eliminuar menjëherë në munges të dokumentacionit, ndërsa Foto Dea dhe Gazi kanë paraqitur ofertat.
Oferta e Foto Dea ka qenë që libri të jetë me ngjyra, 3 veta gratis nga secila klasë, 16 fotografi me dimensione të ndryshme! , incizimi I mbrëmjes së maturës, CD, me &ccedi! l;mim prej 8.5 Euro.
Oferta e Foto Gazi ka ofruar 32 fotografi me dimensione të ndryshme, 3 veta gratis nga secila klasë dhe rastet sociale. Çmimi I foto Gazi na është ofruar me 10 Euro.
Përfaqësuesja e nxënësve në këshillin drejtues Haxhie Kastrati ka mardhënje pune me foto Gazi në të cilën nxënësit dyshojnë për konflikt interesi. Dyshojmë se edhe drejtori është I përfshirë në këtë konflikt interesi pasi mendimi i tij është imponuar të profesorët e tjerë, duke pas parasysh çmimin e lartë e cili është i pa arsyetueshëm.
Ne përfaqësuesit e nxënësve dhe vetë nxënësit nuk pajtohemi që të paguajmë pa nevojë një çmim i cili nuk është i favorshëm për kërkesat! tona. Nuk janë të nevojshme ti kemi 32 fotografi dhe të paguajmë më shtrenjtë.