Të nderuar miq, si qytetar i Gjilanit që jam për më shumë se 60 vite jetoj në Gjilan, kam një kërkesë shumë të rëndësishme për Komunën time. Në Rrugën kryesore Avdulla Tahiri (duke filluar nga rruga që kyçet në rrugën dytësore \"Avdulla Presheva\" (ish 7 Korriku) e deri te ish Drejtoria rajonale e ujësjellësit, mungon trotuari për këmbësorë, në fakt ai aty është por është i uzurpuar nga lokalet e ndryshme afariste për qëllimet e leverdisë së biznesit të tyre. Këto lokale janë: duke filluar nga Mishtorja X, Marketi X, Gjelltroja X, Marketi X, Qebabtroja e X, zyra këmbimore X. Të gjitha këto lokale e kanë uzurpuar trotuarin për këmbësorë dhe kjo po e vështirëson jetën tonë që jetojmë aty. Dje kam qenë dëshmitar se si një Autobus ishte për një fije floku tu i mbytë 4 nxënës së klasës së parë të shkollës fillore. Ata detyrohen me ec nëpër rrugën kryesore nga se e kanë të pa mundur nëpër trotuar të ecin apo të kalojnë se vazhdimisht ka vetura të parkuara para këtyre lokaleve. Këto lokale mbas luftës së fundit në Kosovë i kanë zgjatur (rritur) lokalet e tyre për disa metra dhe e kanë uzurpuar hapësirën e trotuarit komplet më shumë se 200 metra trotuar për skaj të rrugës Avdualla Tahiri është i uzurpuar dhe ngushtuar shumë nga këto lokale afariste. Ju lutem të merrni më këtë ceshtje serioze para se të humbet ndonjë jetë e njeriut apo me keq e ndonjë fëmijë i pa fajshëm