Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Projekti i propozuarAngazhimi i nxënësve/studentëve
Vendi/LokacioniGjilan
Përshkrimi i propozimit

 Iniciativat për përfshirjen e nxënësve/studentëve nga shkollat e mesme, fakultetet, kolegjet dhe universiteti publik në programe të cilat shërbejnë komunitetin po mungojnë. Angazhimi i nxënësve/studentëve nëpërmjet institucioneve arsimore për të përmirësuar cilësinë e jetës tonë kanë një shkallë të ultë apo jo-ekzistente. Me pjesëmarrjen aktive të nxënësve/studentëve vullnetar (pa kompensim) për të ndihmuar të tjerët krijohet edhe kulturë e re shkollore në vendin tonë. Këto programe kanë një rol të rëndësishëm e domethënës.

Dobia e komunitetit

  Nxënësit/studentët përfitojnë përvoja të reja dhe të rëndësishme në zhvillimin e tyre profesional. Këto programe duhet organizuar nga institucionet shtetëror, Drejtoria e Arsimit ose drejtorët e shkollave në përkrahje të projekteve të caktuar në shërbim të shkollës, komunitetit dhe komunës tonë! Programe këto që mund të realizohen edhe në bashkëpunim me organizatat jo-fitimprurëse gjatë ditëve dhe kohëve të caktuara apo gjatë fundjavëve. Është në dobinë tonë, kolektive, për të organizuar politika dhe programe që aktivizojnë rininë dhe sjellin ndryshime pozitive. Për të inkurajuar pjesëmarrjen në këto programe mund të jepen edhe çmime modeste individuale nga institucionet lokale, shembull, Qytetari i Muajit, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë.

Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"