Rezultatet
Projekti pritet të prodhojë këto rezultate:
- Qytetarët e Prizrenit janë më të informuar rreth vendimmarrjes në urbanizëm dhe planifikim hapësinor,
- Niveli i transparencës dhe informimit publik në urbanizëm nga ana e zyrtarëve të komunës është përmirësuar,
- Zyrtarët e komunës janë më të përgjegjshëm në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe inspektimin e punimeve që nuk i përmbahen lejeve,
- Janë iniciuar së paku dy raste hetimore, gjyqësore, procedurale, disiplinore ose të ngjashme brenda një viti ndaj zyrtarëve dhe institucioneve që kanë shkelur ligjet, parimet dhe procedurat,
- Grupet e komunitetit kanë krijuar kanale të reja të ndikimit në vendimmarrjen lokale dhe janë pjesë direkte e hartimit të planeve urbane,
- Institucionet e qeverisë qendrore janë më reaktive të adresimin e përgjegjësive të komunës së Prizrenit në urbanizëm,
- Është zvogëluar numri i rasteve që shpërfillin lejet e ndërtimit në Qendrën Historike të Prizrenit,
- Janë organizuar dhjetëra ngjarje publike (konferenca, tryeza, etj.) dhe janë prodhuar dhjetëra dokumente (komunikata, analiza të shkurtra, raporte hulumtuese, paraqitje grafike, etj.) mbi rregullsinë urbanistike në Prizren