Metodologjia


Projekti do të përdorë metodologji të kombinuar të monitorimit dhe publikimit të të dhënave. Parimi themelor i metodologjisë së projektit është ndarja e përgjegjësisë mbi urbanizmin tek një numër i konsiderueshëm institucionesh lokale dhe qendrore. Monitorimi i projektit do të fokusohet në tri nivele themelore: 1. Kryetari i Komunës, Drejtoria për Urbanizëm, Drejtoria për Inspektorat dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prizren, 2. Komisioni Parlamentar për Planifikim Hapësinor, Ministria e Kulturës, Ministria e Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Pushtetit Lokal, 3. Institucionet lokale dhe qendrore të gjyqësisë dhe policisë.

Këto janë metodat e punës në këtë projekt:

  • Monitorimi i përhershëm i të gjitha institucioneve (qendrore dhe lokale) që kanë përgjegjëse direkte mbi urbanizmin dhe planifikimin hapësinor,
  • Publikimi i rregullt i të gjeturave të monitorimit përmes: komunikatave për media, analizave të shkurtra, raporteve hulumtuese, web-aplikacioneve, editorialeve dhe paraqitjeve grafike,
  • Avokimi i rregullt ndaj institucioneve përkatëse përmes: konferencave për media, tryezave të diskutimit, konferencave, takimeve të drejtpërdrejta me vendimmarrësit, pjesëmarrjes në dëgjimet publike dhe prezencës së rregullt në media,
  • Adresimi i përgjegjësisë institucionale përmes dërgimit të lëndëve në institucionet gjyqësore dhe qendrore, bazuar në të gjeturat e monitorimit mbi shkeljet ligjore dhe procedurale,
  • Mobilizimi i grupeve të komunitetit (gratë, të moshuarit, të rinjtë, etj.) për të siguruar pjesëmarrje më të gjerë qytetare në planifikimin urban të qytetit.