Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal

Projekti kishte për qëllim të nxisë qeverinë lokale për të parë kulturën si burim strategjik të zhvillimit, si dhe të promovojë pjesëmarrjen qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore. Forumet e debatit, hulumtimet, fushata mediale, dokumentari dhe avokimi ishin mjetet kryesore të projektit për të promovuar sistemin e decentralizuar të menaxhimit të kulturës, prioritizimin e kulturës në politika publike, shfrytëzimin e potencialit kulturor për zhvillim lokal dhe përfshirjen aktive të komunitetit të kulturës në vendimmarrjen lokale. Poashtu, qëllimi i këtij projekti ishte nxitja e debatit shoqëror për t’i promovuar vlerat dhe përfitimet e bashkëpunimit të strukturuar në mes të qeverisë lokale dhe shoqërisë civile përmes avokimit efektiv për më tepër pjesëmarrje qytetare në zhvillimin e politikave kulturore në qytetin e Prizrenit.

Aktivitetet kryesore
Në kuadër të këtij projekti janë ndërmarrë këto aktivitete:

- Hulumtimi mbi potencialin e pjesëmarrjes qytetare në zhvillim të politikave kulturore në nivel lokal në Prizren,
- Seri debatesh mbi pjesëmarrjen qytetare në zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal për t’i diskutuar gjetjet e hulumtimit,
- Publikimi mbi pjesëmarrjen qytetare në zhvillimin e politikave kulturore në nivel lokal, ku janë përfshirë rezultatet e hulumtimit, raportet e debateve dhe analiza politike
- Dokumentari i shkurtër mbi kulturën dhe politikat kulturore në qytetin e Prizrenit.

Te arriturat
Projekti ka arritur të nxisë debatin mbi politikat kulturore, të jap opsione të qarta politike për qeverinë lokale dhe të mobilizoj më tutje komunitetin kultuor të Prizrenit. Gjatë kohës së zbatimit të këtij projekti janë organizuar dy anketime, një me qytetarë të Prizrenit dhe një me organizatat e kulturës në Prizren dhe janë organizuar debatet me temat: Politikat kulturore lokale në Prizren, Politikat e financimit kulturor në nivel lokal, Kultura dhe trashëgimia kulturore në programin e partive politike dhe Konsumi dhe oferta kulturore në nivel lokal, të cilat janë transmetuar edhe në televizionin lokal TV Opinion. Poashtu, është realizuar një reklamë me karakter informues për financimin e aktiviteteve kuturore nga komuna e Prizrenit, si dhe dokumentari “Prizreni qytet Kulturor” ku qytetarët, artistët, përfaqesuesit e shoqërisë civile dhe institucioneve komunale flasin për kulturën, rëndësinë dhe vështërsitë e kulturës në qytetin e Prizrenit. Ky projekt u përkrah nga Zyra Zvicerrane për Bashkepunim në Kosovë përmes Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile.