Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Projekti i propozuarNdërrimi i gypave të ujësjellësit
Vendi/LokacioniPrizren
Përshkrimi i propozimit

Tash e sa kohë flitet për ndërrimin e gypave të ujësjellësit në Prizren, të cilat janë me përbërje të azbestit, poashtu janë ndarë edhe fonde për këtë projekt, por ja që ende nuk po gjen zbatim!
Në vendet perëndimore ky përbërës (Azbesti) tash e sa dekada është jashtë përdorimit, madje është edhe i ndaluar me ligj.
Kemi të bëjmë me një problematikë shumë të madhe të shëndetit publik duke qenë se është e vërtetuar tashmë që azbesti përbën një nga substancat kancerogjene më të rrezikshme.
Është konstatuar që, nëse fibrat e asbestit merren nëpërmjet ujit të pijshëm, ato mund të shkaktojnë kancer të ezofagut. Poashtu për këto problematika është diskutuar shumë edhe nga ekspertët gjerman të cilët e kanë vizituar Prizrenin. 

Dobia e komunitetit

 Shpresojmë që ky projekt të fillojë të implementohet sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse shëndeti i secilit qytetar duhet të jetë edhe brengë e juaja.

Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"