Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Projekti i propozuarRreziku nga azbesti
Vendi/LokacioniPrizren
Përshkrimi i propozimit

Një problematikë serioze është prania e materialeve me përbërje azbesti në qytetin e Prizrenit. Mendoj që deri tani nuk është menduar fare për këtë problem. Është vërtetuar shkencërisht se fibrat e azbestit janë kancerogjene dhe janë lehtësisht të transmetueshme në organizëm. Për këtë arsye azbesti është rreptësisht i ndaluar me ligj në Evropë e më gjerë.  

Zëvendësimi i këtij materiali mendoj që duhet të subvencionohet nga Komuna, për arsye se: 1) ka familje që nuk kanë të ardhura për të menduar për këtë hall (familje me ndihma sociale); 2) ndërtimet e pasluftës kanë bërë që të mos ketë prani të madhe të këtij materiali, pra të zëvendësohet edhe ai që ka mbetur.Gjithashtu edhe qytetarët të kenë të drejtë të lajmerohen për ti subvencionuar këto projekte për lagjet e tyre, përveç evidentimit nga Komuna.
Dobia e komunitetit

 Materiale të tilla mund të hasim nëpër kulme të shtëpive apo ndërtesave të vjetra. Këto materiale duhet të zëvendësohen menjëherë si dhe të ndalohet shitja e tyre

Azbesti shkakton sëmundje si: asbestoza, pllakat pleurale, kanceri i mushkërive, mesothelioma etj., andaj kjo problematikë serioze duhet të zgjidhet sa më shpejtë, sepse bëhet fjalë për shëndetin e të gjithëve.
Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"