Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Projekti i propozuarTë ndërtohet një sallë sportive
Vendi/Lokacioni Sh.f.m.u Lidhja e Prizrenit / Prizren
Përshkrimi i propozimit

Shkolla jonë ka shumë vite që është pa një sallë sportive dhe çdo gjeneratë që vjen dëshiron që të ketë një sallë sportive ku mund të bëjnë të gjitha aktivitetet të cilat janë të parapara në plan-programin e lëndës së Edukatës Fizike. Shkollës tonë i është ndërtuar një fushë sporti e cila është shumë e dobët, si koshat, shtyllat e golave etj.
Unë në emër të shkollës kërkoj që në Sh.f.m.u "Lidhja e Prizrenit" të ndërtohet një sallë sportive. Në qoftë se kjo nuk është e mundur unë kërkoj që të hapet kabineti i informatikës apo laboratori për lëndën e fizikës dhe kimisë. Për kabinetin e informatikës nuk duhet shume para sepse shkolla jonë posedon disa kompjuter, por ata kompjuter duhet riparuar. 

Dobia e komunitetit

Nëse ndërtohet salla e sportit fëmijët edhe do të kënaqen duke luajtur më shumë basketboll, futboll, hendboll, do bëjnë ushtrime si p.sh duke u ngjitur në litar apo edhe shumë ushtrime tjera të cilat janë në plan-programin e Edukatës Fizike. Pa sallë sportive ne nuk mund të ndjekim këtë plan-program .

Në qoftë se salla sportive nuk mund të ndërtohet atëherë mund të hapet kabineti i informatikës ose një laborator për lëndën e kimisë apo të fizikës.

Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"