Një përrallë ballkanike, trashëgimia otomane në Ballkan (projekt rajonal) (2011 2013)
Të dhënat e kohëve të fundit tregojnë që trashëgimia kulturore e Periudhës Osmane në vendet e Ballkanit është në rrezik, edhe që konfliktet etnike e fetare vazhdojnë të kërcënojnë rajonin. Një Legjendë Ballkanase trajton këto çështje: të nxisë debatin publik rreth historisë së Ballkanit, të promovojë ndjenjën e historisë së përbashkët të bazuar në fe e bashkëjetesë etnike, si edhe të kontribuojë në qasjen publike dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Është një projekt i kryqëzuar mediatik në thelb të të cilit qëndron një ekspozitë me 50 fotografi të monumenteve islame, të krishtera e hebraike në Ballkan, të realizuara nga pesë fotografë fitues çmimesh nga Athina, Beogradi, Prizreni, Shkupi e Tirana. Fotografitë shoqërohen me tekste të shkruara nga një grup historianësh me emër nga i gjithë rajoni, një dokumentar, me programe edukative, me ekskursione historike dhe konkurse fotografish me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave e të të rriturve.